Ndërlidhjet

Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve në bazë të dekretit për të shërbyer në Ukrainë


Rekrutët mbajnë çanta në një stacion grumbullimi të komisariatit ushtarak të Rajonit të Leningradit, para nisjes për shërbimin ushtarak me ushtrinë ruse. (Fotografi nga arkivi)
Rekrutët mbajnë çanta në një stacion grumbullimi të komisariatit ushtarak të Rajonit të Leningradit, para nisjes për shërbimin ushtarak me ushtrinë ruse. (Fotografi nga arkivi)

Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit të këtij viti, në bazë të një dekreti të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i cili lejon lëshimin e pasaportave për pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

Irina Volk, përfaqësuese zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, i bëri të ditura këto shifra më 4 nëntor.

Nuk është e qartë nëse këto shifra përfshijnë vetëm pasaportat e lëshuara për personelin ushtarak, apo edhe për familjarët e tyre.

Dekreti lejon shtetësinë për personelin ushtarak që nënshkruajnë kontratë njëvjeçare me Ushtrinë Ruse, apo me formacionet ushtarake proruse që luftojnë në Ukrainë.

Njëkohësisht, Rusia ka zbatuar ligje që mundësojnë heqjen e shtetësisë qytetarëve të neutralizuar që nuk pranojnë të regjistrohen për shërbim në ushtri.

Volk ka thënë më herët se 1.117 rusë të neutralizuar e kanë humbur shtetësinë në tetë muajt e parë të vitit 2024.

Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme filloi zbatimin me forcë të ligjit, duke e rritur numrin e heqjes së shtetësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG