Ndërlidhjet

Ukraina i quan stërvitjet Rusi-Bjellorusi “presion psikologjik”


Fotografi e bërë në Rechitsa të Bjellorusisë ku janë vendosur trupa dhe makina ushtarake. Kjo fotografi është bërë nga Maxar Technologies më 4 shkurt 2022.
Fotografi e bërë në Rechitsa të Bjellorusisë ku janë vendosur trupa dhe makina ushtarake. Kjo fotografi është bërë nga Maxar Technologies më 4 shkurt 2022.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Grumbullimi i forcave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë”, tha Zelensky përmes një deklarate për shtyp.

“Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë me nder”, shtoi ai.

Ushtrimet që do të zgjasin dhjetë ditë, do të zhvillohen përgjatë kufirit ndërmjet Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse pritet të marrin pjesë në këto stërvitje.

Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë më shumë se 100,000 trupat që ka stacionuar pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e tij ku të dojë brenda territorit rus.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG