Mijëra rusë kanë protestuar, për të kundërshtuar dënimin e liderit të opozitës, Aleksei Navalny, pasi ky i fundit u dënua me tre vjet burgim. Forcat ruse të sigurisë kanë përdorur forcë kundër protestuesve, që demonstruan më 2 shkurt dhe në orët e mëngjesit të 3 shkurtit. Grupi monitorues, OVID-Info ka raportuar se policia ka arrestuar mbi 1,400 persona.
Shtypja e protestave në Rusi pas dënimit të Navalnyt

1
Policia duke ndaluar një person në Shën Petersburg.

2
Protestuesit marshuan në Moskë më 2 shkurt, duke kërkuar lirimin e Aleksei Navalnyt.

3
Një gazetar shikon në telefonin e tij, transmetimin direkt nga gjykata, ku Navalnyt iu shqiptua dënim me burg, teksa ushtarët e Gardës Kombëtare ruajnë gjykatën në Moskë. Kjo gjykatë ia shndërroi Navalnyt një dënim me kusht, në burg efektiv, për një rast lidhur me keqpërdorim fondesh. Ky rast ndaj Navalnyt, gjerësisht shihet si rast i motivuar politikisht.

4
Zyrtarët policorë në Shën Petersburg.