Ndërlidhjet

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë.

Kosova zgjodhi kryetarët e komunave

  • Në Kosovë më 14 nëntor u mbajt rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjodhën krerët e rinj të 21 komunave pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 17 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale.
  • Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kishin 1,260,571 qytetarë dhe dalja në zgjedhje ishte rreth 38 për qind.
  • Sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe fitoi dhjetë komuna, Partia Demokratike e Kosovës fitoi nëntë, Lidhja Demokratike e Kosovës shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë, Lëvizja Vetëvendosje katër dhe nga një komunë fituan Nisma Socialdemokrate, KDTK dhe Nisma Qytetare për Obiliqin.
17:40 14.11.2021

Balotazhi përmes fotove

Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave.

Më poshtë mund të shikoni disa fotografi të shkrepura më 14 nëntor.

16:52 14.11.2021

Hapen tri raste për incidente në zgjedhjet lokale

Policia e Kosovës tha se ka pranuar 21 informacione të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe deri më tani, prokurorët kompetentë kanë hapur tri raste.

Sipas një njoftimi në Policisë së Kosovës, një rast është hapur në Junik të Pejës,për veprën “Pengim i procesit të votimit” ku një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Edhe rasti i dytë ka ndodhur në Junik të Pejës, ku është ndaluar një person për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Vushtrri një person dyshohet për “falsifikim të dokumentit2, por edhe ky rast është dërguar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se deri në ora 15:00 nuk ka pranuar informacione për ndonjë incident që do të mund të cenonte procesin zgjedhor.

Votimet në Prizren.
Votimet në Prizren.

16:42 14.11.2021

DnV: Mosrespektim i masave kundër COVID-19 nga votuesit dhe stafi zgjedhor

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), tha se gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ka pasur trend të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit.

Në pjesën e dytë të ditës, sipas DnV-së, kanë vërejtur mosrespektim të masave si nga stafi zgjedhor ashtu edhe nga votuesit.

Sipas masave në fuqi, votuesit duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën fizike gjatë procesit të votimit.

DnV-ja po ashtu tha se ka rënë përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me rundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.

“Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.6%, rreth 2% më e ulët se në rundin e parë të zgjedhjeve. Komunat me daljen më të madhe vazhdojnë të jenë Mamusha (45%), Juniku (41%) dhe Kllokoti (37%) kurse ndërsa dalja më e ulët deri në 15:00 është regjistruar në Komunën e Prizrenit (19%) dhe Dragashit (17%). Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Vushtrria dhe Mamusha janë ndër komunat që krahasuar me daljen e votuesve në rundin e parë, kanë shënuar rënien më të madhe. Rritje domethënëse në trendin e votimit, krahasuar me rundin e parë, është shënuar në Junik, Podujevë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e DnV-së.

16:29 14.11.2021

PZAP-ja pranon dhjetë ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) tha se deri në orën 16:00 ka pranuar dhjetë ankesa në lidhje me procesin zgjedhor.

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së, tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht janë bërë nga partitë politike.

“Gjatë ditës janë pranuar dhjetë ankesa. Krejtësisht janë nga partitë”, tha Desku.

Qytetarët të dielën po votojnë në 21 komuna për të zgjedhur kryetarët e rinj, të cilët do të kenë katër vjet mandat.

Votimi në rundin e balotazhit në Prishtinë.
Votimi në rundin e balotazhit në Prishtinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG