Kalimi i kufirit pa dokumente shtesë
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

1
Makinat nga Kosova në pjesën e Serbisë, në pikëkakimin kufitar në Merdarë. Nga 1 shtatori, shtetasit e Kosovës dhe Serbisë nuk do të pajisen më me dokumente për hyrje/dalje.

2
Në veri të Kosovës, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës po zbatohet marrëveshja e arritur më 27 gusht për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje.

3
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në mëngjesin e 1 shtatorit janë parë kolona të makinave duke pritur për të hyrë në territorin e Serbisë.

4
Në Merdarë, në pjesën e Serbisë, qytetarët nga Kosova kanë prezantuar vetëm letërnjoftimin e Kosovës.