Koreja e Veriut ka testuar një mori raketash gjatë viteve të fundit, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vlerësuar se kanë qenë në kuadër të testimeve të sistemeve interkontinentale. Testimet janë parë po ashtu si përpjekje e Phenianit për të treguar se ka sisteme të besueshme raketore që mund të bartin koka bërthamore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë së Veriut testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore, prandaj edhe ka vendosur sanksione ndaj saj. Por, ky shtet i Azisë Lindore ka shkelur vazhdimisht ndalesën, ndërsa udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, është zotuar se do të rrisë kapacitetet shtetërore për mbrojtje.
Shumica e pamjeve në këtë fotogaleri janë publikuar nga agjencia shtetërore koreanoveriore e lajmeve KCNA, dhe janë shpërndarë nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, e cila nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur datën e shkrepjes së fotografive.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Raketat e Koresë së Veriut

1
Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, duke ecur pas shikimit të asaj që mediat shtetëtore e quajtën "tip i ri" i raketës balistike ndërkontinentale. Fotografi e publikuar më 24 korrik 2022.

2
Personeli ushtarak dhe njerëzit duke u mbledhur në sheshin Kim Il Sung, në Phenian, më 6 morrik 2017, për të festuar testimin e suksesshëm të lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale "Hwasong-14". Fotografi e publikuar më 7 korrik 2017.

3
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke vëzhguar atë që mediat shtetërore raportuan se ishte testim i një rakete hipersonike, në një lokacion të panjohur, më 11 janar 2022. Fotografi e publikuar më 12 janar 2022.

4
Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, duke mbikëqyrur një "manovër sulmuese", në Korenë e Veriut, më 4 maj 2019.