Raketat nga Gaza aktivizojnë Kupolën e Hekurt dhe nxisin evakuime në Izrael
Një breshëri raketash janë parë duke u lëshuar nga Rripi i Gazës, gjatë fundjavës, duke aktivizuar sistemin e mbrojtjes të Izraelit, Kupolën e Hekurt. Militantët e grupit palestinez, Hamas, që u futën në Izrael dhe vranë mbi 1.400 persona më shumë se një javë më parë, po ashtu e kanë bombarduar vendin me mijëra raketa, duke i detyruar banorët të evakuohen në disa qytete. Sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 2.700 palestinezë, ndërsa kanë plagosur afër 10.000 të tjerë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)