Ndërlidhjet

Ndizen qirinj në nderim të ish-sekretares Albright

Në Prishtinë më 25 mars, qytetarë dhe politikanë, ndezën qirinj në nderim të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Në ngjarjen që u zhvillua në Prishtinë pranë bustit dedikuar ish-sekretares Albright, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se SHBA-ja është e nderuar që sot në Kosovë është shpallur ditë zie dhe për respektin që ka populli i Kosovës për Albrightin.
Albright ka qenë sekretare e Shtetit gjatë luftës në Kosovë. Ajo vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.

Shfaq më shumë

16x9 Image

Arben Hoti

Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG