Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv.
"Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë", tha ajo.
"Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë", tha ajo.

2
Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.

3
Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.

4
Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.