Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 të tjerë janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.
Protesta vdekjeprurëse në Kazakistan

1
Trupat ajrore ruse duke hipur në një aeroplan transportues për t'u nisur për në Kazakistan në aeroportin "Chkalovsky", në verilindje të Moskës, më 6 janar. Një ditë më parë, presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, bëri thirrje për ndërhyrjen e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), duke fajësuar bandat e huaja "terroriste" për trazirat që kanë përfshirë vendin e tij.

2
Një aeroplan transportues rus, Ilyushin IL-76, bart trupat ushtarake drejt Kazakistanit nga aeroporti "Chkalovsky". CSTO-ja është aleancë ushtarake e përbashkët e Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

3
Personel ushtarak i paidentifikuar duke shtënë me armë zjarri në qendër të qytetit Almaty më 6 janar 2022. Në videon ku shihet kjo skenë, personi në të djathtë duket se po sinjalizon që t'i ndal të shtënat pas një shpërthimi të vazhdueshëm armësh nga formacioni.

4
Një kamion duke u djegur afër zyrës së kryebashkiakut të qytetit Almati mbrëmjen e 5 janarit. Gjatë natës pati dhunë dhe plaçkitje në qytet pasi protestat masive antiqeveritare përfshinë pjesën më të madhe të Kazakistanit.