Ndërlidhjet

Beograd, 15 mars 2025
Beograd, 15 mars 2025

Vuçiq thotë se pushteti "e kuptoi mesazhin" nga protesta në Beograd

Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët - të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë - organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

"Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë", tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës.

23:52 15.3.2025

Të dashur lexues, Radio Evropa e Lirë mbyll këtu mbulimin direkt të protestës së 15 marsit në Beograd.

Faleminderit që na përcollët!

Vazhdoni të na lexoni në evropaelire.org.

XS
SM
MD
LG