Punëtorët kërkojnë t'iu vlerësohet mundi
Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës nuk kërkojnë lëmoshë, por “kërkojmë që djersa jonë të paguhet”. Në Prishtinë u mbajt edhe një protestë tjetër, ku u kërkua barazi në shoqëri. Protesta punëtorët kanë mbajtur edhe në Shkup, Beograd dhe Sarajevë.