Ndërlidhjet

Procesi i stërzgjatur gjyqësor për dhunën në Kuvend 


Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë.
Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykimi për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit të kaluar, që ndodhën pas protestave kundër zgjedhjeve së kryetarit shqiptar të Kuvendit, po zhvillohet në disa procese të ndara.

Për dhunën ndaj Radmilla Sheqerinskës, ish-deputete e LSDM-së në kohën e trazirave, Pançe Angellov është dënuar me katër vjet burg. Një ditë pas sulmit në Kuvend, tetë persona të tjerë ishin arrestuar, ndërsa më ishin dënuar deri më një vit burg me kusht, por të hënën Gjykata e Apelit pas ankesës së Prokurorisë Publike vendimet i ka kthyer në burg efektiv.

Procesi gjyqësor në fazën finale është edhe ndaj sulmuesve të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, megjithatë procesi kryesor gjyqësor ndaj deputetëve të VMRO-së që kishin ndihmuar pushtimin e Kuvendit ende nuk ka nisur, sikur që nuk ka asnjë hetim edhe për autorët kryesorë që kanë organizuar këtë ngjarje të dhunshme.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se zvarritja e procesit ka të bëjë edhe me, siç thonë, elementët e gjyqësorit të përfshirë në mënyrë indirekte në atë që kishte ndodhur në Kuvend.

(Video nga arkivi: Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 27 prill, 2017)

Shkup: Deputetët përgjaken nga protestuesit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Ish-prokurori, Aleksandar Nakov thotë se gjykimin e këtij rasti të rëndë nuk mund ta bëjnë ata që nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim mbrëmjen e 27 prillit.

“Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve kanë marrë pjesë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Kjo qëndron edhe në konkluzionet, andaj edhe kërkohen gjykime për krimin e madh, por edhe gjykime për ngjarjet e dhunshme në Kuvend. Më 27 prill, Prokuroria Publike nuk e ka bërë punën e saj. Nga prokurori themelor e deri tek prokurori publik republikan që kishin për detyrë që të bëjnë hetime, të mbledhin fakte, ata këtë nuk e kishin bërë, andaj nuk e di se çfarë ne mund të presim një në proces që tashmë ka nisur të zhvillohet”, thotë Nakov.

Partitë politike lidhur me këtë rast në vazhdimësi kanë pasur qëndrime të kundërta. LSDM-ja në pushtet thonë se “drejtësi duhet të ketë dhe se të gjitha ata që kanë shkelur ligjin dhe që kanë rrezikuar jetën e deputetëve, duhet të japin llogari”, por nga VMRO-ja opozitare thotë se “procesi gjyqësor është i motivuar politikisht dhe se personat që po ndiqen nuk kanë bërë asnjë vepër përveç që kanë shprehur pakënaqësinë kundër shitjes së interesave nacionale”.

Kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev ishte lënduar pasi protestuesit u futën brenda sallës së Kuvendit. 27 prill, 2017.
Kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev ishte lënduar pasi protestuesit u futën brenda sallës së Kuvendit. 27 prill, 2017.

Kritika ndaj gjyqësorit ka pasur në të gjitha raportet ndërkombëtare, ndërsa Bashkimi Evropian në konkluzionet e fundit për dhënien e datës për Maqedoninë për hapjen e negociatave, si kusht ka vendosur edhe reformat në gjyqësor. Ekspertët thotë se kritikat e tilla vijnë për shkak të ngecjes së reformave.

“Reformat jo që kanë ngecur, por ato fare nuk kanë filluar. Reformat në gjyqësor nuk mund të bëhet me njerëzit e njëjtë, me ata që e kanë sjellë në këtë gjendje të rëndë pushtetin gjyqësor dhe sundimin e së drejtës në vend. Në gjyqësor duhet të bëhen reforma rrënjësore. Pra, ndryshimet duhet të përfshijnë të gjitha instancat gjyqësore".

"Bashkimin Evropian nuk mund ta gënjeni me ndryshime kozmetike, nuk mund të talleni apo të aktroni se gjoja po bëni reforma. Rekomandimet e saj janë serioze dhe ato seriozisht duhet të merren parasysh. Ndryshimet duhet të jenë të gjithanshme, duke nisur nga Këshilli Gjyqësor si një nga organet më të apostrofuara për pengimin e reformave të kërkuara”, thotë Zvonko Davidoviq, njohës i çështjeve juridike.

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimet për Këshillin Gjyqësor, për akademinë e gjykatësve, ndërsa në procedurë janë edhe ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe këto ndryshimet janë vlerësuar si të pamjaftueshme. Andaj, sipas ekspertëve nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve sipërfaqësore, por ato duhet të jenë thelbësore dhe të zbatueshme në praktikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG