Prizrenfest – teatri pranë qytetarëve
Në Prizren, nga 21 deri më 28 korrik mbahet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur - Prizrenfest. Ky festival mundëson që qytetarët dhe turistët të bëhen bashkë në shfaqje të ndryshme, pasi ato luhen në kafene, rrugë e pranë objekteve të kultit. (Përgatiti: Bekim Bislimi)
![Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur - Prizrenfest, nisi më 21 korrik në Prizen, ku edhe do të mbyllet, më 28 korrik.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-89b1-08dcad6a22d5_w1024_q10_s.jpg)
1
Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur - Prizrenfest, nisi më 21 korrik në Prizen, ku edhe do të mbyllet, më 28 korrik.
![Në Prizrenfest marrin pjesë 21 ansamble. Përveç Kosovës, pjesëmarrëse janë disa nga shtetet e rajonit dhe Italia, Greqia, Spanja, Republika Çeke, Irani, Franca dhe Bullgaria. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-7aa1-08dcad6a1239_w1024_q10_s.jpg)
2
Në Prizrenfest marrin pjesë 21 ansamble. Përveç Kosovës, pjesëmarrëse janë disa nga shtetet e rajonit dhe Italia, Greqia, Spanja, Republika Çeke, Irani, Franca dhe Bullgaria.
![Drejtori ekzekutiv i Prizrenfest-it, Shkëlzen Veseli, tha për Radio Evropa e Lirë se qyteti i Prizrenit është i pasur me trashëgimi kulturore, duke qenë shtëpi e shumë xhamive, kishave dhe teqeve të vjetra. "Ideja ishte që teatrin ta ndërlidhim me trashëgiminë kulturore" të Prizrenit, tha ai.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-1c69-08dcad6a4b72_w1024_q10_s.jpg)
3
Drejtori ekzekutiv i Prizrenfest-it, Shkëlzen Veseli, tha për Radio Evropa e Lirë se qyteti i Prizrenit është i pasur me trashëgimi kulturore, duke qenë shtëpi e shumë xhamive, kishave dhe teqeve të vjetra.
"Ideja ishte që teatrin ta ndërlidhim me trashëgiminë kulturore" të Prizrenit, tha ai.
"Ideja ishte që teatrin ta ndërlidhim me trashëgiminë kulturore" të Prizrenit, tha ai.
![Në Prizren kanë ardhur pjesëtarët e diasporës, por edhe turistë të huaj. Qyteti është gjallëruar. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-7e8b-08dcad69d4a2_w1024_q10_s.jpg)
4
Në Prizren kanë ardhur pjesëtarët e diasporës, por edhe turistë të huaj. Qyteti është gjallëruar.