Shënimi i përvjetorit të pavarësisë në Prishtinë
Qytetarë të shumtë, vërshuan rrugët dhe sheshet në Prishtinë për të festuar 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbarë shtetin po mbahen organizime të ndryshme, përfshirë seanca solemne të Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe koncerte dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë. Në rrugët e kryeqytetit të Kosovës shumë qytetarë u panë me flamuj të Kosovës dhe fëmijë të veshur me ngjyrat e flamurit.

1
Një fëmijë në sheshet e Prishtinës duke mbajtur në duar një flamur të shtetit të Kosovës në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

2
Më 17 shkurt, qytetarë të shumtë dolën në sheshet e Prishtinës për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

3
Një person mban një balonë me hartën e Kosovës.

4
Një fëmijë i vogël, me veshje kombëtare, në sheshin e Prishtinës.