Kontejnerë të shumtë në kryeqytetine Kosovës, Prishtinë, janë mbuluar nga mbeturinat. Kjo për faktin se punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” nga 13 marsi kanë nisur një grevë me kërkesë rritjen e pagave. Florim Cakiqi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve në këtë kompani, tha se pagat e punonjësve fizikë janë 330 euro, kurse kërkesa e tyre është që kjo vlerë të arrijë 400 euro. Ai tha se punëtorët nuk do të dalin në terren derisa t'u realizohen kërkesat.