Përpjekje të vazhdueshme në kufirin e Polonisë për t'i zmbrapsur migrantët që nis Bjellorusia
Emigrantët që kanë udhëtuar drejt vendeve ish-sovjetike nga Lindja e Mesme dhe Afrika janë bërë peng në një përpjekje të Rusisë dhe Bjellorusisë për ta destabilizuar Evropën, pretendon kryeministri polak, Donald Tusk. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Emigrantëve u është bllokuar hyrja në Poloni nga barrierat metalike të ngritura përgjatë kufirit me Bjellorusinë në pyllin Bialowieza më 29 maj.
Polonia thotë se Bjellorusia fqinje dhe mbështetësi i saj kryesor, Rusia, qëndrojnë pas rritjes së fluksit të emigrantëve nga Bjellorusia drejt Bashkimit Evropian, një lëvizje kjo për të krijuar një krizë.

2
Aktivistët polakë duke i ofruar ndihmë një emigranti algjerian që arriti në territorin e Polonisë në pyllin Bialowieza.
Numri i tentimeve për kalime të paligjshme të kufirit nga Bjellorusia në Poloninë anëtare të BE-së, është rritur në muajt e fundit në pothuajse 400 në ditë nga vetëm disa të tillë ditë më parë këtë vit, thonë zyrtarët polakë.

3
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, (përpara djathtas), ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz (në mes) dhe ministri i Brendshëm, Tomasz Siemoniak, (në mes ana e djathtë) duke vizituar trupat në Dubicze Cerkiewna, në lindje të Polonisë, më 29 maj.
"Ne nuk kemi të bëjmë me asnjë azilkërkues këtu, kemi të bëjmë me një operacion të koordinuar, shumë efikas -- në shumë nivele -- për ta thyer kufirin polak dhe me përpjekje për të destabilizuar vendin", tha Tusk.

4
Vizita e Tuskut në kufi pasoi një sulm të rëndë me thikë ndaj një ushtari pranë fshatit Dubicze Cerkiewne, kur një migrant u zgjat midis hekurave të barrierës më se 5 metra të lartë dhe goditi një ushtar në brinjë. Forcat e sigurisë nuk arritën ta ndalonin sulmuesin sepse ai ishte në anën bjelloruse të pengesës, thanë zyrtarët.