Mbështetës të ish-presidentit brazilian, politikanit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, hynë me dhunë dhe përdhosën Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën Supreme të Brazilit, gjatë 8 janarit, teksa trazirat i ngjasuan sulmit të dy vjetëve më parë ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Dhuna në Brazili, që zgjati disa orë, theksoi polarizimin e thellë që ende po mbërthen vendin, disa ditë pas inaugurimit të presidentit majtist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili mundi Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale të tetorit 2022. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pasojat e sulmit ndaj institucioneve në Brazil

9
Mbështetës të ish-presidentit brazilian Bolsonaro duke hyrë me dhunë në pallatin presidencial, në Brazili, më 8 janar 2023.

10
Dëmet në Kongresin Kombëtar të Brazilit, pas protestës nga mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro, në Brazili, më 9 janar 2023.

11
Përdhosja e Kongresit nga mbështetës të ish-presidentit brazilian, Bolsonaro, më 9 janar 2023.

12
Shkatërrimi i një hapësire brenda Kongresit brazilian, pas sulmit nga mbështetësit e Bolsonaros, më 9 janar 2023.