Tubime pa maska, pa distancë, pa dezinfektues por me qindra të pranishëm janë duke mbajtur partitë politike në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas vendimit të fundit të qeverisë në detyrë, në ambiente të mbyllura lejohen vetëm 30 persona, ndërsa në hapësira publike deri në 50, gjithmonë duke respektuar masat kundër COVID-19. I vetmi institucion që është duke i dënuar partitë politike për shkelje të masave është Inspeksioni i Komunës së Prishtinës. Më poshtë, kemi zgjedhur t'ua pasqyrojmë shkeljet e partive përmes këtyre fotografive, të cilat, vet partitë politike i kanë publikuar në rrjetet sociale.
“S’ka” COVID-19 në kohë zgjedhjesh

5
Në këtë takim, Ramush Haradinaj thotë se u ka folur të rinjve nga Deçani për idetë e tij për rritjen e punësimit të të rinjve. Mirëpo këtu shihen shumë nga ta, duke mos respektuar masat. Vet Haradinaj nuk bartë maskë. 26.01.2021, Deçan.

6
Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës thotë se në organizime në ambiente të mbyllura lejohen vetëm 50 persona, por këtu duket qartë se ka shumë më shumë. 26.01.2021, Deçan.

7
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, së fundmi nuk është duke publikuar fotografi ku shihen shumë njerëz në tubime elektorale. Por, në këtë tubim në Pejë shihet një numër i madh pjesëmarrësish, më shumë se sa lejohen me vendim të qeverisë që vet ai e drejton.23.01.2021, Pejë.

8
Për masat që i ka vendosur vet ministria që e udhëheq nuk është kujdesur të respektohen as vet ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Në këtë takim që ai ka mbajtur në Deçan, shihen një numër i madh personash që nuk bartin maska dhe rrinëshumë pranë njëri-tjetrit. 25.01.2021, Deçan.