“Dashuria është dashuri”: Parada e tetë e Krenarisë në Kosovë
Nën ritmet e këngëve si “Just Dance” të Lady Gagas, apo “Amanet” të Vesa Lumës, dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar Paradën e tetë e Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) e tjera. Parada e ka përmbyllur Javën e Krenarisë në Kosovë, e cila ka nisur më 3 qershor.