Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
Në mbarë botën mbahen Parada të Krenarisë

1
Parada e Krenarisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 26 qershor, 2021.

2
Një protestuese vallëzon para policisë, që u mundua të pengonte aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT të mbanin paradë në Stamboll të Turqisë më 26 qershor, 2021.

3
Një pjesëtar i komunitetit LGBT merr pjesë në “Marshin për Barazi” në Lodz të Polonisë më 26 qershor, 2021. Këtë vit, marshi është mbajtur nën sloganin “Le të jetojmë”.

4
Parada vjetore e Krenarisë në Paris të Francës. 26 qershor, 2021.
Parada vjetore e Krenarisë në Paris të Francës. 26 qershor, 2021.