Ndërlidhjet

Protesta e opozitës shqiptare

Derisa në Tiranë po mbahej samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor, opozita shqiptare protestoi të martën kundër Qeverisë Rama. Në fillim të protestës, një qytetar e goditi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Por, pavarësisht kësaj, Berisha e vazhdoi protestën me gjithë shenjat e dukshme në fytyrë si pasojë e goditjes.

Protesta u mbajt jashtë perimetrit të sigurisë, edhe pse ishte paralajmëruar se do të mbahej para selisë së Qeverisë dhe vendit ku do të zhvillohej samiti.


16x9 Image

Jetmira Delia-Kaci

Jetmira Delia-Kaci është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Tiranë.

Facebook Forum

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG