Ndërlidhjet

OKB synon të mbledhë mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin


Një familje afgane e zhvendosur nga shtëpia, shihet jashtë një vendbanimi të përkohshëm në Herat. Janar 2020
Një familje afgane e zhvendosur nga shtëpia, shihet jashtë një vendbanimi të përkohshëm në Herat. Janar 2020

Kombet e Bashkuara do të organizojnë të hënën një konferencë për ndihma, me qëllim të mbledhjes së gati 600 milionë dollarëve për Afganistanin, pas paralajmërimeve për krizë humanitare në këtë shtet, teksa talibanët kanë marrë pushtetin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, zyrtarë tjerë të lartë të OKB-së dhe mbi 40 ministra, pritet të marrin pjesë në konferencën në Gjenevë, Zvicër.

Zyrtarët tjerë pritet të bashkëngjiten përmes versionit online.

Edhe para marrjes së pushtetit nga talibanët, gjysma e popullsisë në Afganistan ka qenë e varur nga ndihmat, ka thënë OKB.

Thatësia e madhe si dhe mungesa e parave të gatshme dhe ushqimit, kërcënon ta përkeqësojë situatën, kanë paralajmëruar zyrtarë të OKB-së dhe grupe për ndihma.

“Tani është gara kundër kohës dhe borës për të dorëzuar ndihmën tejet të nevojshme për popullin afgan”, ka thënë Anthea Webb, zëvendësdrejtore rajonale në Programin Botëror të Ushqimit.

Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, ka paralajmëruar më 12 shtator se “rikthimi i luftimeve, shkelja e të drejtave të njerëzve dhe shkatërrimi i ekonomisë dhe shërbimeve bazike sociale”, mund të rezultojë me më shumë largime të afganëve jashtë shtetit.

Pjesa më e madhe e aseteve të Bankës Qendrore të Afganistanit, në vlerë të 10 miliardë dollarëve, janë bllokuar nga autoritetet e huaja, prej kur talibanët kanë marrë pushtetin muajin e kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG