Ndërlidhjet

Fqinjëve të Afganistanit u bëhet thirrje t'i mbajnë kufijtë e hapur


Familje të zhvendosura nga rajonet ku po zhvillohen luftime mes talibanëve dhe forcave afgane. Gusht 2021.
Familje të zhvendosura nga rajonet ku po zhvillohen luftime mes talibanëve dhe forcave afgane. Gusht 2021.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u ka bërë thirrje vendeve fqinje të Afganistanit që të mbajnë kufijtë e hapur, teksa talibanët vazhdojnë të zgjerojnë ofensivën nëpër shtet.

“Jemi në prag të katastrofës humanitare”, ka thënë zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo nga Gjeneva.

Mijëra burra, gra dhë fëmijë është raportuar se janë duke ikur pas avancimit të talibanëve.

“Pamundësia për të kërkuar siguri mund të rrezikojë një numër të madh të jetëve. UNHCR është e gatshme që t’iu ndihmojnë autoriteteve kombëtare që të rrisin përgjigjen humanitare, sipas nevojës”, ka shtuar ajo.

Afganistani kufizohet me Iranin, Pakistanin, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin.

Ndaj edhe një kufi prej 75 kilometrash me Kinën.

Ndërkohë, një zëdhënës për Programin e Ushqimit në OKB, ka paralajmëruar se nuk do të mund të sigurohen furnizime me ushqim për një të tretën e popullsisë afgane.

Dy milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente, ka thënë zëdhënësi, Tomson Phiri, duke shtuar se shqetësohet se “më e keqja nuk ka ndodhur ende”.

Phiri ka thënë se 200 milionë dollarë nevojiten deri në fund të vitit për të ndihmuar në shmangien e urisë.

Rreth 390,000 persona janë zhvendosur nga fillimi i vitit, sipas OKB-së, mirëpo shifrat aktuale besohet se janë shumë më të mëdha.

Më herët gjatë kësaj jave, Franca, Gjermania dhe shtete tjera evropiane, kanë pezulluar dëbimet në Afganistan, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Talibanët kanë zgjeruar ofensivën prej muajit maj, kur ka nisur tërheqja e trupave ndërkombëtare, duke pushtuar dy të tretat e shtetit.

Vetëm nga java e kaluar, ata kanë pushtuar kryeqytetet e 12 provincave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG