Rihapet Observatori i Prishtinës
Në kryeqytetin e Kosovës më 13 korrik u rihap Observatori i Prishtinës. Ky observator për herë të parë ishte themeluar më 1977 dhe kishte qenë funksional deri në vitet ’80. Hapja e Observatorit u bë me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Observatori apo Kupola Vrojtuese do të jetë e hapur për qytetarët dhe për kryerjen e vëzhgime qiellore dhe kërkimeve shkencore nga Klubi i Astronomëve të Kosovës.

1
Në Kosovë më 13 korrik u hap Observatori i Prishtinës. Ndërtesa e Observatorit gjendet pranë Pallatit të Rinisë, në qendër të Prishtinës.

2
Observatori ka një teleskop qendror optik, teleskop solar dhe një stacion meteorologjik.

3
Një person duke vizituar Observatorin e Prishtinës. Ky Observator, sipas Klubit të Astronomëve të Kosovës, do të ketë edhe një plenatorium, i cili është nën ndërtim.

4
Fotografi të Hënës të ekspozuara në Observatorin e Prishtinës.