Pjesëmarrës të festivalit "Mirëdita, dobar dan" u mblodhën të enjten para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për të ndezur qirinj në nder të viktimave nga një sulm vdekjeprurës më 3 maj në Beograd të Serbisë. Në këtë sulm u vranë tetë nxënës dhe një rojë.
Festivalit, "Mirëdita, dobar dan" që u hap më 4 maj në Prishtinë, synon që audienca e Kosovës të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe.