Kurti dhe Vuçiq rinisin bisedimet
Pas një pauze mbi njëorëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rinisur bisedimet, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.
Bartësit e dialogut po diskutojnë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t'i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
Escobar: Pa njohje reciproke, s’ka rrugë për në Evropë
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.
Ndiqeni intervistën e plotë:
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve
Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të vazhdojë.
Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit - pak minuta para orës 17:00 - por, bëhej fjalë vetëm për një pauzë.
Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti dhe Vuçiq përfundojnë takimin
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfundoi.
Temë diskutimi ishte zbatimi i një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Detajet nga takimi, së shpejti...