Ndërlidhjet

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinës në ambiente të brendshme


Dy persona me maska në qytetin e Nju Jorkut. Korrik 2021.
Dy persona me maska në qytetin e Nju Jorkut. Korrik 2021.

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit për të fituar qasje në aktivitete të brendshme, duke u bërë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që prezanton pasaportën e vaksinës.

Kërkesa e re, e bërë publike nga kryetari Bill de Blasio më 3 gusht, do të ndikojë në qasjen e njerëzve në ambiente të brendshme të restoranteve, kafiterive, apo edhe hyrjen në palestra.

“Mënyra e vetme për të fituar qasje në këto aktivitete brenda është nëse jeni të vaksinuar”, ka thënë de Blasio.

“Nëse jeni të vaksinuar.. keni çelësin për të hapur derën. Mirëpo nëse nuk jeni të vaksinuar, fatkeqësisht nuk do të mund të merrni pjesë në shumë gjëra”, ka thënë ai.

Kjo politikë do të zbatohet në disa faza në gusht dhe shtator.

Rreth 66 për qind e të rriturve në qytetin e Nju Jorkut janë të vaksinuar plotësisht.

Ky njoftim vjen derisa zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të vendosin sërish maskën në ambiente të brendshme, për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

Florida është një qendër e shpërthimit të virusit në Shtetet e Bashkuara, pasi ky vend ka regjistruar 11,515 persona të shtrirë në spitale më 3 gusht.

Numri i pacientëve është rritur për 11 herë në krahasim me periudhën e mesit të qershorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG