Ndërlidhjet

Vuhani do të testojë gjithë popullsinë për koronavirus


Një punëtor shëndetësor afër një spitali në Vuhan. Shkurt 2021.
Një punëtor shëndetësor afër një spitali në Vuhan. Shkurt 2021.

Autoritetet në qytetin kinez, Vuhan, do të testojnë gjithë popullsinë pas një numri rastesh pozitive në koronavirus.

Vuhani ka regjistruar shtatë raste lokale të infektimit, njëherësh të parat prej më shumë se një viti.

Qyteti me 11 milionë banorë ka qenë në qendër të vëmendjes, pas identifikimit të rasteve të para me koronavirusin e ri më 2019.

Aktualisht Kina po përballet me shpërthimet më të mëdha me këtë virus, meqë autoritetet kanë raportuar për 300 raste në 10 ditë.

Rreth 15 provinca në gjithë shtetin janë prekur nga rastet e reja, të cilat kanë nxitur Qeverinë kineze të marrë vendim për testim masiv dhe masa kufizuese.

Autoritetet kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit dhe turizmi i brendshëm kanë ndikuar në shpërthimet e reja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG