Ndërlidhjet

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë kabinetin e tij të luftës me gjashtë anëtarë, ka thënë një zyrtar izraelit të hënën.

Një vendim i tillë është pritur, pasi largimit të gjeneralit Benny Gantz prej kabinetit.

Netanyahut tani do t’i duhet të konsultohet për luftën në Gazë me një grup të vogël ministrash, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer, që ka qenë në kabinetin e luftës.

Kryeministri Netanyahu është përballur me kërkesa të shumta të partnerëve nacionalistë-fetarë të koalicionit të tij, përfshirë prej ministrit të Financave, Bezalel Smotric dhe ministrit për Siguri Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që të përfshihen në kabinetin e luftës, por një hap i tillë është konsideruar si shtysë për rritje të tensioneve me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Kabineti i luftës është formuar pasi Gantz i ishte bashkuar Nentahyahut në Qeverinë e unitetit kombëtar, pas nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Në të kanë marrë pjesë edhe partnerë të Gantzit, Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri.

Gantz dhe Eisenkot janë larguar prej Qeverisë javën e kaluar, me arsyetimin se Netanyahu ka dështuar që të formojë një strategji për luftën në Gazë.

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe Bashkimit Evropian - ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG