Rrugëtimi mes rrënojash i fëmijëve palestinezë për ujë
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një vajzë palestineze mban shishe plastike për të marrë ujë ndërsa ecën pranë rrënojave të shtëpive që u shkatërruan nga sulmet izraelite, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Han Junis, Rripi i Gazës, 22 maj 2024.

2
Një djalë palestinez tërheq me një karrocë të improvizuar enë të mbushura me ujë mes mungesës së madhe të ujit, Han Junis, 3 qershor 2024.

3
Në lagjet e shkatërruara të Han Junisit banorët thonë se nuk ka më ujë e sistem kanalizimi.

4
Palestinezët e zhvendosur po ikin nga Rafahu pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor dhe ajror në pjesën lindore të qytetit jugor të Gazës.