Fotografitë e kësaj galerie tregojnë solidaritetin e policisë amerikane me protestuesit gjatë demonstratave, ku po bëhet thirrje për drejtësi rreth vdekjes së George Floydit. Floyd ka vdekur pasi i është bërë presion nga disa zyrtarë policorë në Mineapolis më 25 maj.
Solidarizimi i disa zyrtarëve policorë me protestuesit në SHBA
![Shefi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Terence Monahan, u është bashkuar aktivistëve, teksa kanë pushuar pas një ecjeje më 1 qershor.](https://gdb.rferl.org/5c8457c5-fc2c-4dc7-9062-c23c7257343d_w1024_q10_s.jpg)
1
Shefi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Terence Monahan, u është bashkuar aktivistëve, teksa kanë pushuar pas një ecjeje më 1 qershor.
![I njëjti zyrtar policor është parë duke përqafuar një aktivist, teksa protestuesit janë ndalur për të pushuar në rrugët e Nju Jorkut. ](https://gdb.rferl.org/53ef4608-6a72-4d59-9215-3e87faf4b445_w1024_q10_s.jpg)
2
I njëjti zyrtar policor është parë duke përqafuar një aktivist, teksa protestuesit janë ndalur për të pushuar në rrugët e Nju Jorkut.
![Zyrtarët policorë ulen në gjunjë gjatë një proteste në Xhorxhia, pas vdekjes së afrikano-amerikanit Floyd.](https://gdb.rferl.org/548fac23-5730-4284-82c3-84c74a1ed718_w1024_q10_s.jpg)
3
Zyrtarët policorë ulen në gjunjë gjatë një proteste në Xhorxhia, pas vdekjes së afrikano-amerikanit Floyd.
![Një zyrtar policor shkëmben një përshëndetje me një protestues, teksa policia tenton të ndalojë përshkallëzimin e situatës pas protestave të lidhura me vdekjen e Floydit.](https://gdb.rferl.org/51c1c926-3895-4b82-a91a-9a8672e273cb_w1024_q10_s.jpg)
4
Një zyrtar policor shkëmben një përshëndetje me një protestues, teksa policia tenton të ndalojë përshkallëzimin e situatës pas protestave të lidhura me vdekjen e Floydit.