Kosova po përballet me valën e nxehtësisë që ka goditur Evropën. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga temperaturat ditëve në vijim. Instituti Hidrometeorologjik tha se era mund të ndikojë që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë celsius.