Samitin e NATO-s në Lituani e mbrojnë "Patriotët" gjermanë
Liderët e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen të martën në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, me qëllim për t’i tejkaluar mospajtimet rreth përpjekjeve të Ukrainës për t’u bërë anëtare e aleancës. Në agjendën e takimit dyditor është edhe tentimi për ta shfuqizuar vendimin e Turqisë për bllokimin e Suedisë nga anëtarësimi në aleancë nga maji i vitit 2022. Siç ka raportuar Retuers, samiti dyditor i NATO-s do të mbikëqyret nga sistemet e raketave “Patriot” nga Gjermania, aeroplanë luftarakë dhe forca nga 17 shtete. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)

1
Njësitë e sistemit të mbrojtjes ajrore "Patriot" nga Gjermania, shihen në aeroportin e Vilnusit, para samitit të NATO-s, në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

2
Këto sisteme, së bashku me avionë e forca të tjera do të ofrojnë siguri gjatë mbajtjes së samitit.

3
Ushtarët lituanë duke i kontrolluar armët e tyre për siguri, pas patrullimit në Vilnius, Lituani, më 10 korrik 2023.

4
Një veturë policore futet në një rrugë të mbyllur për trafik në Vilnius, Lituani më 10 korrik 2023.