Ndërlidhjet

Kristalet e Trepçës

Mbi dy mijë eksponate të nxjerra nga thellësia e minierave të Kosovës gjenden në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë.

Grumbullimi i kristaleve ka nisur në vitet ’60, ndërsa muzeu është hapur në vitin 1964. Ndër vite janë mbledhur kristale të ndryshme. Muzeu kohë pas kohe pasurohet me kristale të reja që nxirren nga minierat e Trepçës.

Numri më i madh i kristaleve të ekspozuara në këtë muze është nxjerrë nga horizontet e minierës së Stantërgut në thellësi mbi 800 metra nën tokë.

Miniera e Stantërgut e ndërmarrjes Trepça, është vend burimi kryesor i nxjerrjes së xehes. Ajo gjendet nëntë kilometra larg qytetit të Mitrovicës.

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena, sjell fotografi të realizuara në Muzeun shtetëror të kristaleve dhe mineraleve të Trepçës.


16x9 Image

Bujar Tërstena

Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG