Ndërlidhjet

Ministri gjerman: Kina të gjykohet nga veprat, jo fjalët


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar me skepticizëm ndaj propozimit kinez për armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kur i dëgjoj raportimet – dhe nuk e di nëse janë të vërteta – se Kina mund të jetë duke planifikuar furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë, derisa e prezanton planin për paqe, atëherë sugjeroj që Kinën ta gjykojmë nga veprimet, dhe jo fjalët e saj”, i ka thënë ai transmetuesit publik gjerman, Deutschlandfunk.

Pistorius ka qenë në linjë me komentet e zyrtarëve të NATO-s dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë ngritur dyshime për kredibilitetin e Pekinit si ndërmjetësues, pas propozimit të planit.

Pekini e ka prezantuar planin të premten, në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka mirëpritur disa elemente të planit, mirëpo ka thënë se vetëm shteti ku është duke u kryer luftë duhet të jetë iniciator i planit për paqe.

Pistorius ka thënë se i takon Kievit të vendosë kur dhe nën çfarë kushtesh të nisë bisedimet me Moskën, dhe ka thënë se një skenar i njëjtë vlen edhe lidhur me vendimin për rikthimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin e ka pushtuar Moska më 2014.

“Kam prirje të them, po, Krimeja është territor ukrainas andaj duhet t’i kthehet mbrapsht”, ka thënë ai në intervistë.

“Por sërish, ky nuk është vendim që duhet ta marrim ne”.

Zelensky ka thënë se trupat ushtarake ukrainase do ta largojnë të gjithë ushtrinë ruse nga territori i pushtuar, përfshirë Gadishullin e Krimesë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG