Përpjekjet e migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mban të pezulluar një ligj të Teksasit, të mbështetur nga republikanët, i cili do t'u mundësonte autoriteteve shtetërore t'i arrestonin dhe t'i ndiqnin penalisht personat e dyshuar për kalim ilegal të kufirit SHBA-Meksikë.

1
Susej, një vajzë dyvjeçare emigrante nga Venezuela, shikon vezët që familja e saj përgatit për darkën e tyre teksa ata kalojnë netët përgjatë bregut të lumit Rio Grande ndërsa presin t'u dorëzohen autoriteteve të imigracionit në El Paso, Teksas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 23 mars 2024.

2
Danires, një migrant 28-vjeçar nga Venezuela, qëndron përgjatë bregut të rrethuar me tela me gjemba të lumit Rio Grande me shpresën për t'u dorëzuar tek autoritetet e imigracionit në El Paso, Teksas, SHBA, 23 mars 2024.

3
Jordan, një emigrant nga Peruja bart mbi qafë vajzën e tij njëvjeçare, Briana, teksa ata kërkojnë një pikë hyrjeje në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar një gardh të mbushur telash me gjemba përgjatë bregut të lumit Rio Grande në El Paso. Teksas, SHBA, 26 mars 2024.

4
Eliana, 22 vjeçe, një emigrante nga Venezuela, mban vajzën e saj trevjeçare Chrismarlees ndërsa bërtet drejt një ushtari të Gardës Kombëtare të Ushtrisë pasi ai e ndaloi atë ta kalojë gardhin e kufirit më 26 mars 2024. Vajza gjashtëvjeçare e Elianës, Ariana, u transportua përtej gardhit nga emigrantë të tjerë, të cilët kishin përdorur prerëse teli për të çarë gardhin.