Që nga marrja e detyrës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka hequr dorë nga udhëzimet e kohës së Joe Bidenit që kufizuan arrestimin e personave që s'kishin të kaluar kriminale, dhe urdhëroi organet e tjera federale të zbatimit të ligjit të ndihmonin me punën e imigracionit, dhe hoqi politikën e ish-presidentit Bidenit që kufizonte zbatimin e ligjit në shkolla, kisha dhe spitale. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Arrestime e dëbime: Operacionet kundër imigrantëve ilegalë në SHBA
- Reuters

1
Një oficer i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI) me pajisje taktike në ditën e bastisjeve të imigrantëve në qytetin e Nju-Jorkut, 28 janar.

2
Një emigrant nga Guatemala ulet në një karrige, pasi mbërriti në bazën e Forcave Ajrore "La Aurora" me një fluturim dëbimi nga SHBA-ja, në Guatemalë.

3
Agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) duke arrestuar një person në kuadër të goditjes së gjerë të imigracionit ilegal nga Trump në Çikago, Illinois, 26 janar.

4
Emigrantët në urën kufitare ndërkombëtare Hidalgo, ndërsa dëbohen sipas Nenit 8 të Kodit të SHBA-së, që lejon dëbimin e menjëhershëm pas hyrjes në SHBA pa autorizim. Teksas, më 27 janar.