Në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – po vazhdojnë protestat, pavarësisht se policia dhe ushtria po përdor dhunë ndaj protestuesve. Protestuesit po e kundërshtojnë puçin ushtarak të 1 shkurtit dhe po kërkojnë lirimin e udhëheqësve, në krye me lideren de fakto të vendit, Aung San Suu Kyi.
Vazhdon rezistenca e protestuesve në Mianmar
5
Ndaj protestuesve hidhet ujë në përpjekje për të zvogëluar efektin e gazit lotsjellës të hedhur nga autoritetet në drejtim të tyre. Yangon, 8 mars, 2021.
6
Protestuesit ngrenë barrikada në Yangon të Mianmarit më 8 mars, 2021.
7
Protestat kundër puçit ushtarak në Mianmar po vazhdojnë, pavarësisht se policia deri më tani ka vrarë dhjetëra protestues.
8
Protestuesit kundër puçit ushtarak po kërkojnë lirimin e udhëheqësve të vendit, të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike në zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar.