Në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – po vazhdojnë protestat, pavarësisht se policia dhe ushtria po përdor dhunë ndaj protestuesve. Protestuesit po e kundërshtojnë puçin ushtarak të 1 shkurtit dhe po kërkojnë lirimin e udhëheqësve, në krye me lideren de fakto të vendit, Aung San Suu Kyi.
Vazhdon rezistenca e protestuesve në Mianmar

1
Protestuesit ikin teksa policia në Naypyitaw të Mianmarit hedh gaz lotsjellës në drejtim të tyre më 8 mars. Sindikatat tregtare në Mianmar u kanë bërë thirrje punonjësve që më 8 mars të hyjnë në grevë, teksa protestat kundër puçit ushtarak të 1 shkurtit po vazhdojnë të shtypen me forcë nga policia dhe ushtria.

2
Protestuesit tentojnë të mbrohen teksa policia hedh në drejtim të tyre gaz lotsjellës dhe bombola për shuarjen e zjarrit. Naypyitaw, Mianmar, 8 mars, 2021.

3
Njerëzit evakuojnë një protestues të lënduar në Myitkyina më 8 mars.

4
Protestë në Yangon kundër puçit ushtarak. Mianmar, 8 mars, 2021.