Në Merdare, gjatë orës së parë të 1 gushtit, janë lëshuar dokumentet e para nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë. Zyrtarët policorë nuk kishin marrë ende njoftimin zyrtar për shtyrjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë deri më 1 shtator. Dokumente të tilla do të vazhdojnë të lëshohen deri në largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Kosova lëshon dokumentet e para për hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë

5
Policia e Kosovës duke përgatitur dokumentin për hyrje/dalje për qytetarin e Serbisë.

6
Qytetari i Serbisë duke pritur lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës..

7
Pika e kalimit kufitar në Merdare.

8
Minutat e para të 1 gushtit 2022 në pikën kufitare në Merdare.