Në Merdare, gjatë orës së parë të 1 gushtit, janë lëshuar dokumentet e para nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë. Zyrtarët policorë nuk kishin marrë ende njoftimin zyrtar për shtyrjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë deri më 1 shtator. Dokumente të tilla do të vazhdojnë të lëshohen deri në largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Kosova lëshon dokumentet e para për hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë

9
Një kamion duke pritur në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

10
Zyrtari i Policisë së Kosovës duke bërë gati dokumentin për hyrje/dalje për një qytetar të Serbisë.

11
Vulosja e dokumentit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për një qytetar të Serbisë.