“Na e dhanë lirinë” - Qytetarët protestojnë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Një ditë para se të nisë gjyqi për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nis më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë. Protestuesit e cilësuan procesin si “të padrejtë” dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së më 1998/99.