Maroku pas tërmetit: Orët kritike të kërkim-shpëtimit
Përpjekjet për shpëtim kanë vazhduar nëpër Marok për të tretën ditë me radhë, pas një tërmeti të rrallë dhe të fuqishëm që goditi shtetin afrikanoverior, të premten e 8 shtatorit. Maroku ka dislokuar forcat e veta të armatosura për t’i mbështetur ekipet e emergjencës gjatë kërkimeve për të mbijetuar në zonat e largëta, në rajonet jugore malore. Mbi 300.000 njerëz llogaritet të jenë prekur nga fatkeqësia, ndërsa deri më tani janë regjistruar më shumë se 2.000 të vdekur. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)