Mariupoli, dikur dhe tash
Xhirimet nga ajri tregojnë se si ka qenë Mariupoli dikur, dhe se si është bërë ai pas 24 shkurtit të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës. Porti dikur i begatë detar industrial tashmë është bërë simbol i shkatërrimit të plotë e pa dallim si rezultat i bombardimeve ruse, që i kanë detyruar banorët të fshihen për pothuajse dy muaj në bodrume të ndërtesave të banimit dhe në fabrika, pa ujë, energji elektrike, apo ngrohje. Mbrojtësit e fundit të qytetit ukrainas janë dorëzuar më 16 maj. Numri i saktë i civilëve të vrarë nuk dihet, por llogaritet të jetë me mijëra. Shumë trupa të pajetë mendohet të kenë ngelur nën rrënoja.