Ndërlidhjet

Rrethimi i Mariupolit, "më i keq" se ai i Leningradit gjatë LDB-së


Rrethimi i Mariupolit, "më i keq" se ai i Leningradit gjatë LDB-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:35 0:00

Një grua 87-vjeçare ukrainase, e cila i ka mbijetuar Holokaustit dhe rrethimit nazist të Leningradit, thotë se shkatërrimi i Mariupolit nga forcat ruse është më i keq nga ç’kishte përjetuar ajo gjatë Luftës së Dytë Botërore. Elvira Borts dhe bashkëshorti i saj 94-vjeçar kanë përjetuar një muaj bombardimesh të vazhdueshme, para se të arrinin të iknin nga qyteti-port i rrethuar ukrainas. Intervista e Bortsit me Shërbimin Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka qenë reportazhi i fundit i prodhuar nga gazetarja Vira Hyrych, para se ajo të vritej më 28 prill, nga një sulm rus me raketë, në banesën e saj në Kiev. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

XS
SM
MD
LG