Ndërlidhjet

Zaev do të nisë konsultimet rreth propozimit për emrin e Maqedonisë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka paralajmëruar se do t’i mbledhë krerët e partive politike, si dhe presidentin Gjorgje Ivanov për t`iu kumtuar propozimin rreth emrit të Maqedonisë, i cili ka dalë si rezultat i bisedimeve me autoritetet e Greqisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka dashur të jap më shumë detaje rreth propozimit i cili, sipas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë të bërë të enjten në Sofje, është i pranueshëm për palën greke dhe atë maqedonase.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se së shpejti kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do ta informojë presidentin e Maqedonisë, Gjogje Ivanov, dhe liderët e partive politike për fazën finale të negociatave sa i përket zgjidhjes së kontestit të çështjes së emrit që po zhvillohen mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakoski, tha për Radion Evropa e Lirë se këto ditë kryeministri do të zhvillojë konsultime me të gjithë akterët relevantë politik në Maqedoni në lidhje me këtë çështje.

“Siç deklaroi edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoan Zaev gjatë fazës finale nga pala maqedonase janë prezantuar më shumë opsione si zgjidhje të mundshme dhe njëra nga to është vlerësuar se mund të jetë e pranueshme për të dyja palët”.

“Nuk do të ketë më shumë komete rreh kësaj, sepse paraprakisht për këtë do të duhet të informohet lideri i VMRO DPMNE-së (parti opozitare), presidenti i Maqedonisë si dhe liderët e partive të tjera politike, që besoj se do të ndodh shumë shpejtë”, ka bërë të ditur zëdhënësi Boshnjakoski.

Por, nga partia më e madhe maqedonase kanë drejtuar ankesa ndaj kreut të qeverisë se po vendoset për fatin e Maqedonisë pa dijeninë e opozitës.

“VMRO DPMNE nuk është në dijeni për detajet e bisedimeve që zhvillohen rreh zgjidhjes së kontestit të emrit. Qeveria e Maqedonisë deri më tani i është shmangut takimit të liderëve në një format transparent që është i nevojshëm për një çështje të këtillë kaq serioze”, thonë nga VMRO DPMNE.

Kjo parti politike ka bërë të ditur se do të iniciojë mbajtjen e një takimi në nivel të liderëve të parive politike për të kuptuar detajet rreth bisedimeve që po zhvillon Maqedonia me Greqinë për zgjidhja e kontestit të emrit.

Ndërkohë në opinion ka nxitur debat mundësia që si propozim i pranueshëm për Maqedoninë dhe Greqinë të jetë emri “Ilindenska Republika Makedonija” përkatësisht “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Nga partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, zyrtarët e kësaj partie thanë për REL se “nuk do t’i komentojnë propozimet që në opinion paraqiten si spekulime”.

Edhe dy partitë e tjera më të vogla, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë theksuar se nëse ky propozim bëhet zyrtarë, atëherë organet e partisë do ta shqyrtojnë dhe më pas partitë do të dalin me qëndrim zyrtar.

Ndryshe gjatë të enjtes në kuadër të samitit në Sofje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se bashkë me homologun e tij nga Greqia, Aleksis Tsipras, kanë ardhur deri te një opsion i pranueshëm për të dyja palët rreth kontestit për emrin e Maqedonisë por pa precizuar se cili është ai opsion.

Lexoni edhe këtë: Bullgaria: Republika e Maqedonisë së Ilindenit është emër i pranueshëm për ne

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG