'Vuajtja na bashkoi': Streha nëntokësore në Izjumin e çliruar i kthehet qetësisë
Gjatë pushtimit rus të Izjumit, në rajonin e Harkivit të Ukrainës, Andriy Pleshan strehoi rreth 60 njerëz, në mesin e tyre edhe një foshnje, në bodrumin e tij të shekullit XIX -- duke i bërë jehonë historisë së bodrumit si një vend i shenjtë për ata që ikin nga dhuna. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Andriy Pleshan, 60 vjeç, duke shikuar shkatërrimin e bodrumit të tij në Izyum, në Ukrainën lindore, më 2 janar. Bodrumi prej 70 metrash katrorë ku ai vazhdon të jetojë, ishte gjithashtu një vend i shenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2
Pleshan duke përshëndetur një fqinje pranë një prej ndërtesave të banimit në Izjumin e shkatërruar nga lufta.
Dikur shtëpi e 45.000 banorëve, qyteti u çlirua nga ushtarët ukrainas në shtator, pasi ishte pushtuar nga forcat ruse.
Dikur shtëpi e 45.000 banorëve, qyteti u çlirua nga ushtarët ukrainas në shtator, pasi ishte pushtuar nga forcat ruse.

3
Një arkivol i zbrazët pasi një trup u zhvarros në Izjum më 2 janar.
Zbulimi i varrezës masive dhe trupave të viktimave të torturuara e bënë Izjumin sinonim i dhimbjes për mizoritë e supozuara të kryera nën pushtimin rus.
Zbulimi i varrezës masive dhe trupave të viktimave të torturuara e bënë Izjumin sinonim i dhimbjes për mizoritë e supozuara të kryera nën pushtimin rus.

4
Disa ditë pas fillimit të luftës, Nyka, një foshnjë 2-muajshe, dhe prindërit e saj u zhvendosën në bodrumin e mbushur me njerëz, i cili është stolisur me ikona fetare dhe një portret të poetit kombëtar të Ukrainës, Taras Shevchenko.
“Unë u bëra kumbar i saj”, thotë Pleshan me krenari. Ai kujton se ishte i vetmi që mund ta qetësonte foshnjën për të fjetur ndërsa bombat shpërthenin lart.
“Unë u bëra kumbar i saj”, thotë Pleshan me krenari. Ai kujton se ishte i vetmi që mund ta qetësonte foshnjën për të fjetur ndërsa bombat shpërthenin lart.
Facebook Forum