Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, së fundi urdhëroi “mobilizim të pjesshëm” për luftën në Ukrainë, shumë rezervistë, përfshirë disa që pohojnë të mos kenë kurrfarë përvoje ushtarake, po paraqiten për të shërbyer nëpër pikat e caktuara të grumbullimit në vend.
Pas përshëndetjeve emocionale me më të dashurit e tyre dhe pas bekimeve nga priftërinjtë, burra të rinj po transportohen në baza ushtarake.
Ka pasur protesta të shpërndara nëpër vend dhe disa qendra të mobilizimit janë sulmuar. Është raportuar po ashtu se qindra mijëra rusë kanë ikur nga vendi, për t’iu shmangur thirrjes për ushtri.
(Përgatiti: Trim Haliti)