Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, nga ku furnizohet me ujë një pjesë e Prishtinës me rrethinë, kanë arritur në kuotat maksimale të ujit si rezultat i të reshurave gjatë javëve të fundit. Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, këta rezervuarë kishin rënë deri në minus dhjetë metra nga kuota normale. Viteve të fundit, një pjesë e madhe e Prishtinës dhe disa qytete përreth furnizohen me ujë edhe nga Liqeni i Ujmanit që gjendet në veri të vendit.
Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin

1
Pamje nga Liqeni i Batllavës.

2
Disa të rinj duke lundruar me barka në Liqenin e Batllavës.

3
Pamje e fshatit Orllan ku shtrihet një pjesë e Liqenit të Batllavës.

4
Një i ri duke lundruar me kajak në Liqenin e Badovcit, në periferi të Prishtinës.